Globi

Gjyqtari 66-vjeçar bëhet kryeministër i përkohshëm në Greqi

Shkruar nga Liberale
Gjyqtari 66-vjeçar bëhet kryeministër i përkohshëm

Greqia do t’i mbajë zgjedhjet e reja më 25 qershor ku deri atëherë qeverinë e vendit do ta drejtojë gjyqtari i lartë, Ioannis Sarmas.

Gjyqtari 66-vjeçar është emëruar në pozitën e kryeministrit nga presidentja, Katerina Sakellaropoulou raporton The Guardian.

Sakellaropoulou emëroi Sarmas në krye të administratës së përkohshme nga e enjtja, duke thënë se ngërçi politik i prodhuar nga zgjedhjet e së dielës ishte i pamundur për t’u zgjidhur.

Ai do ta zëvendësojë në pozitën e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis partia e së cilit Demokracia e Re, triumfoi ndaj opozitës majtiste në zgjedhjet e së dielës, por që dështoi që ta sigurojë shumicën parlamentare.

Emërimi i Sarmas, vjen pasi që zgjidhja politike deri në zgjedhjet e reja ishte e pamundur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH