Kopshti Botanik do të vazhdojë të jetë pronë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, së Universitetit të Tiranës. Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e qeverisë, e cila parashikonte që t’i kalonte Bashkisë së Tiranës. Vendimi përfundimtar u dha sot, ndërsa çështja ishte në gjykatë nga tetori i vitit 2019.
Dekani i Fakultetit, Spiro Drushku tha se vendimi ishte i drejtë dhe sipas ligjit.
“Ka qenë një proces i gjatë gjyqësor që ka filluar nga tetori 2019 dhe përfundoi sot duke pranuar padinë e universitetit dhe duke rrëzuar VKM 510 që kjo pronësi i ishte kaluar bashkisë së Tiranës”, tha Drushku.