Aktualitet

Gjykata i jep të drejtë shqiptarit edhe pse shkeli ligjin për të dashurën

Shkruar nga Liberale
Gjykata i jep të drejtë shqiptarit edhe pse shkeli ligjin për

Historia e dashurisë e 39-vjeçarit shqiptar Emiljano Fejzo me partneren e tij 57-vjeçare nga Ukraina jo vetëm që ka vërtetuar shprehjen e famshme që dashuria nuk njeh moshë por është një histori me skenarin më të bukur për një film dashurie.

Fejzo mban rekordin si i dëbuar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë.

Lajmet në gazeta italiane

Ai ka qenë në qendër të lajmeve të ndryshme ne mediat italiane që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s, ndërsa ka rrëfyer dramën e tij para gjykatës. Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare, e cila ka leje qëndrimi në Itali.

Alina

“Alina dhe unë takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga një sëmundje parkinson. Në Qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri. Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë… Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.

Dy muaj pas kthimit në Itali ai rregulloi një leje qëndrimi me synimin e vetëm që të ishte krah partneres së tij.

Emiljano Fejzo

Avokatja mbrojtëse e tij, Sarah Dell’Açantera, nxori para gjykatës certifikatat mjekësore, që pohonin problemet shëndetësore të partneres së tij dhe kërkoi pafajësinë. Kjo u pranua nga gjyqtarja Beretti, sepse sjellja e tij nuk përbënte krim, duke pasur parasysh gjendjen e Alinës. Avokatja u shpreh se ata janë të dahsuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

“Unë e kam njohur Halyna-n, janë një çift shumë i dashuruar dhe uroj që të martohen dhe të jetojnë jetën e tyre bashkë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.

Ndërkohë 39-vjeçari është në burg. Ai është dënuar për disa krime të tjera që nga rezistenca ndaj zyrtarit publik, identiteti i rremë e tentativë vjedhje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH