Aktualitet

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK për 3 gjyqtarët që vendosën për Dajtin

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK për 3 gjyqtarët që

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e prokurorëve të SPAK për 3 gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e pëjetshëm në 25 vite burgim.

Sipas gazetares Klodiana Lala për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan. Vendimi i mor nga prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Donika Prela, por gjyqtarja Miljana Muça ka vendosur kthimin e çështjes për hetim për tre gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti.

Kujtojmë se Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH