Gjykatësi i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte depozituar që më 4 dhjetor.
Thaçi ndodhet në ambientet e paraburgimit në Hagë që prej fillimit të nëntorit, kur është arrestuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, për refuzimin e kërkesës për lirim, thuhet që ekziston mundësia që Thaçi të arratiset si dhe të shkatërrojë, fshehë apo ndryshojë prova.
Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm më parë edhe Veselit, Selimit dhe Krasniqit.