Një emigrant i paligjshëm është gjetur i pajetë mēngjesin e sotëm në Devoll, afër kufirit me Greqinë.
Bëhet me dije se emigranti i cili i përket kombësisë siriane, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, afër me kufirin grek.
Paraprakisht mësohet se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak tē temperaturave të ulëta.