Aktualitet

Gentiana Cakrani merr mandatin e Finos, Doshi akoma i pazëvendësuar

Shkruar nga Liberale
Gentiana Cakrani merr mandatin e Finos, Doshi akoma i pazëvendësuar

Gentiana Cakrani do të jetë deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë deri në shtator. Ajo do të zëvendësojë Bashkim Finon e ndjerë, i cili u nda nga jeta prej COVID-19 disa javë më parë. Ndërkohë që Gledis Çeliku nuk e ka marrë mandatin e lënë bosh nga Tom Doshi në Shkodër pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Doshi ka sqaruar vendimin e tij për të lënë mandatin duke thënë se kjo ndodh pasi do të mbrojë emrin e tij nga akuzat e e pavenda dhe tendencioze që i janë bërë kohët e fundit.

Doshi sqaroi se ai do të vijojë të jetë në krye të PSD dhe të mbajë të gjitha premtimet që i ka bërë elektoratit të tij. Sipas Doshit, largimi erdhi pasi nuk dëshiron që të bëhet pengesë për partinë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH