Aktualitet

Geetanjali Shree fituesja e parë indiane e çmimit Internacional Book Price!

Shkruar nga Liberale

Geetanjali Shree  është shkrimtarja  e parë indiane që fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker.

Romani i saj Tomb of Sand, një sagë familjare e vendosur në hijen e ndarjes së Indisë, ndjek një grua 80-vjeçare pas vdekjes së burrit të saj.

Ishte libri i parë në gjuhën Hindi që u fut në listën e vogël për çmimin prej 50,000 £.

“Kurrë nuk kam ëndërruar për Booker-in, kurrë nuk kam menduar se mund ta fitoj”, tha zonja Shree. "Çfarë publiciteti. Jam e mahnitur, e kënaqur, e nderuar dhe e përulur."

Në fjalën e saj në ceremoninë e marrjes së çmimit, ajo theksoi se ishte libri i parë në Hindi që u nderua me një çmim ndërkombëtar dhe për këtë ndjehej e lumtur.

Pas meje dhe këtij libri qëndron një traditë letrare e pasur dhe që ka lulëzuar në gjuhën indiane dhe në gjuhë të tjera të Azisë Jugore. Letërsia botërore do të pasurohet më shumë për shkak të njohjes së disa shkrimtarëve të mirë që shkruajnë në këto gjuhë”, tha ajo.

Frank Wynne, kryetarja e jurisë, tha se paneli ishte i “magjepsur nga fuqia e fjalës, fantazia dhe çiltërsia” në romanin e saj.

Ky është një roman i shkëlqyer për Indinë, i cili trajton shumë profesionalisht ndarjet raciale, por është edhe një roman magjepsës, i cili trajton rininë si moshë, burrin dhe gruan, familjen dhe kombin”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk kishte arritur të lexonte diçka të tillë më parë.

Vlerësimi për çmimin do të ndahet mes Shree dhe përkthyeses së librit, Daisy Rockwell.

[caption id="attachment_1242105" align="alignnone" width="785"] Geetanjali Shree dhe përkthyesja Daisy Rockwell në ceremoninë e Booker[/caption]

Çmimi ndërkombëtar Booker jepet çdo vit për një libër që përkthehet në gjuhën angleze dhe botohet në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë.

Romani prej 725 faqesh i Shree konkurroi me pesë tituj të tjerë të përzgjedhur nga Mieko Kaëakami, Bora Chung, Jon Fosse, Claudia Pineiro dhe ish-fituesja Olga Tokarczuk.

E lindur në qytetin Mainpuri në shtetin Uttar Pradesh, Shree, 64 vjeçe, është autore e tre romaneve dhe disa librave me tregime. “Tomb of Sand” është libri i saj i parë e botuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Botuar në Indi në vitin 2018 me titullin Ret Samadhi, ajo gjurmon udhëtimin transformues të Ma, e cila bie në depresion pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Më pas ajo vendos të udhëtojë në Pakistan, duke u përballur me traumën që ka mbetur e pazgjidhur që kur ishte adoleshente, kur vendi mori pavarësinë.

Sapo të shohësh gra dhe një kufi, mund të shkruhet një histori më vete. Edhe vetë gratë mjaftojnë. Ato janë një histori, plot trazime dhe pëshpëritje që notojnë në erë, që përkulen me çdo fije bari”, shkruan Shree në faqet e para të romanit.

Në një intervistë për BBC, Shree tha se romani i saj tregon histori njerëzore që janë universale, pavarësisht nga sfondi i tyre kulturor.

"Ka shumë histori që u bashkuan në libër... por është gjithashtu historia e një gruaje të moshuar që gradualisht u ngrit nga shtrati i saj i vdekjes për të rishpikur jetën e saj," tha ajo.

“Tomb of Sand” ka fituar opinione të mira në vendlindjen e Shree.

"Romani është një histori mahnitëse e fuqishme rreth historive që nuk mbarojnë kurrë," tha gazeta Hindu.

Rockwell tha se Tomb of Sand ishte një nga veprat më të vështira që ajo kishte përkthyer ndonjëherë për shkak të "natyrës eksperimentale" të shkrimit të Shree dhe "përdorimit të saj unik të gjuhës".

Por ajo shtoi se një përvojë e tillë ishte një "argëtim i madh" dhe "çlirues".

Çmimi Ndërkombëtar Booker (i njohur më parë si Man Booker International Prize) është një çmim letrar i organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2016, çmimi i jepet çdo vit një libri të vetëm të përkthyer në anglisht dhe të botuar në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë, me një çmim prej 50,000 £ për titullin fitues, i ndarë në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. /Përshtati nga BBC Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH