Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), nëpërmjet një letre dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka kërkuar që kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë aktivitetin rreth datës 20 maj.
Ndërkohë, kërkohet që stërvitja e skuadrave të nisë në 2 maj, pa kontakt fizik. Gjithashtu, FSHF ka propozuar, që pjesa e mbetur e ndeshjeve të luhen pa tifozë