Aktualitet

FOTOLAJM/ Porti Durrësit e mbulon me djersë Ramën, komentuesi: Vishu se ftohesh

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama përfundoi interpelancën në Kuvend me deputetët e opozitës për Portin e Durrësit.

Në përfundim të saj, ai u rikthye në zyrë, duke ndarë një foto në të cilën shihet se këmisha e tij e bardhë është bërë ujë në djersë.

'Prapaskenë pas Kuvendit- I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030'- shkruan Rama.

Çfarë deklaroi Edi Rama sot në Kuvend: Shifrat këta po i lyejnë me gjuhën e urrejtjes së tyre. Kështu këmbëngulin mufot dhe çufot.Ne nuk po falim asgjë, asnjë metër tokë. Shteti për herë të parë është ortak me një investitor të huaj do të investojë 2.1 mld të paktën. Turpin këta të paudhë e kanë ngrënë me bukë. Taksat na qenkan falur të tëra, janë 1.6 mld euro që shteti do të përfitojë. Jeni ortakë thonë një një kompani offshore, nuk mungojnë gjelat e detit.

Ndërkohë kompania Eagle Hills është e regjistruar, nuk është offshore. Nuk është EMAR thonë prandaj është ky është mashtrim, duke mos pasur asnjë lloj cipe që këtu nuk më akuzojnë mua, por akuzojnë për mashtrim një personalitet të ekonomisë globale, i cili është në të drejtën dhe në lirinë e tij të vijë në Shqipëri me një kompani fringo të ri, siç ka shkuar në vende të tjera.

Në shpinë të këtij operacionin masiv të jetë Muhamed Alabbari, një investuesi i njohur botërisht. Çfarë mendje duhet të kesh për të ngritur akuza të tilla për një personalitet, duhet pritur me lule këtu pa dallime partiake. 12 mijë vende pune dhe të mirë paguara, duhet të kesh mendje hajduti të ngresh akuzat tuaja. Si atyre që jepnin copat e vendit me 1 euro.

Po tju bjerë në dorë këtyre e shqyejnë shaminë fare. Vetëm një mendje e tillë mund të lëshojë akuza llum të zi. Thonë punën e kemi me mafiozin hajdutin, kriminelin Edi Rama. Këtu duhen ndaluar tenderët, PPP, dhe investitorët e huaj thonë. Zilia dhe egoizma janë dy sëmundje të mëdha të dëmshme e të rrezikshme të racës sonë. Nuk kemi gjykim të shëndoshë dhe të vërtetë për interesat tona.

“Rubla rubla” çohuni shqiptarë dhe llalla do bëhet kos. Një minimum respekti për detyrim ndaj prindërve që ju kanë rritur, apo ndaj fëmijëve që rrisni. Ne dimë dhe tjetrën, edhe engjëllin dhe djallin flenë brenda të të gjallit. Ju mban djallin zgjuar dhe keni engjëllin në gjumë. Ju sfidoj të më gjeni nëse i kam thënë dikujt hajdut dhe kriminel. Aq trimëri duhet të kesh t’i thuash dikujt kriminel… Ismail Qemali është hajdut, unë nuk dua gjë tjetër veç shpëtimit të qeverisë pastaj do tërhiqem thoshte. Shumë sharlatanë e gjela deti u përzien në këtë punë, edhe sot vazhdon ai shpirt i keq. Çdo kush tjetër në krye ka qenë hajdut , veç atij.

Ne sot po përplasemi me po ata që ditën e parë menduan për vajgurin për t’i vënë flakën qeverisë së Vlorës. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot. Për të zezat, ju kam lënë zotin, çfarë tju them. Vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmen në këtë rast. Sot po ju lë ju të paudhëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima, Faik Beun.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH