Showbiz

FOTO/ Sarah zbulon çfarë dhuratash i bën Dj PM

Shkruar nga Liberale

Sarah Berisha dhe Dj PM krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Romanca e tyre shkaktoi shumë thashetheme dhe u bë gjithashtu kryefjalë e mediave.

Njerëzit ishin ndarë në grupe, ata që besonin në dashurinë e tyre dhe të tjerë që thoshin që do të ndaheshin pasi të dilnin nga BB VIP.

Lidhja e tyre vazhdon dhe ata duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Që të dy janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë edhe momente ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, blogerja e njohur ka zbuluar se çfarë dhuratash i bën të dashurit të saj. Sarah ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqen këmbët e Dj PM dhe mbante veshur një palë shapka për shtëpi. Shapkat janë të buta dhe në formë lope.

“Çfarë dhuratash i bëj unë të dashurit tim”, ka shkruar Sarah në postimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH