Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer në selinë e PD pas shumë vitesh.
Ish-kryeparlamentarja dhe ish numri dy i Partisë Demokratike, rikthehet pas shumë kohësh në seli.
Ajo ishte e pranishme sot për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar.
Topalli, e cila u la jashtë partisë nga Lulzim Basha pas përlpasjeve me këtë të fundit, u rikthye në Kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Sali Berisha.
Gjatë fjalës së saj më 30 prill Topalli theksoi gjithashtu se ajo kurrë nuk është larguar nga PD, por ka qënë PD ajo që u largua nga demokratët.
“Jam këtu e se s’kam ndërmend të ndaloj, apo të rri mënje anë unë jam këtu, jam vetja ime. Jo unë nuk jam larguar nga PD, është larguar ajo nga demokratët. Shkoni pas të vërtetës, e vërteta ka qenë liria ime”, tha Topalli, para se të rikthehej.
PD duket se me rithemelimin po rikthen ish-ët e saj.