Sport

Foto/ Notares i bie të fikët gjatë Kampionatit Botëror, fundoset në pishinë

Shkruar nga Liberale
Foto/ Notares i bie të fikët gjatë Kampionatit Botëror,

Notarja amerikane, Anita Alvares ka shpëtuar për mrekulli pasi i ra të fikët në mes të pishinës në Kampionatin Botëror të Notit. 25-vjeçarja nuk po merrte frymë dhe u fundos në pishinë, gjatë performancës së saj në Budapest.

Ishte trajneri i saj, Andrea Fuentes, ai i cili i dha ndihmën e shpejtë duke e nxjerrë në sipërfaqe të ujit. Më pas ekipi amerikan i notit lajmëroi se, Alvarez tashmë ndihet më mirë.

Sipas BBC, kjo nuk është hera e parë që notares i bie të fikët. Një ngjarje e ngjashme i ka ndodhur edhe në Barcelonë gjatë vitit të kaluar, dhe ishte sërish trajneri i saj ai i cili i shpëtoi jetën. /Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" ids="1249518,1249519,1249520"]

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH