Aktualitet

Foto/ Nga ministrat tek deputetët, shihni si u veshën në Parlament

Shkruar nga Liberale
Foto/ Nga ministrat tek deputetët, shihni si u veshën në

Pas një ndërprerje disa javore, ka nisur sot sesioni i ri i Kuvendit, duke startuar kështu edhe sezoni për politikën shqiptare. LSA ka publikuar disa foto ku shfaqen ministrat dhe deputetët në ditën e parë të seancës, ku shihen të veshur të gjithë seriozë.

Siç shihet dhe nga fotot, e zeza dhe bluja janë ngjyrat dominuese që kanë zgjedhur parlamentarët të veshin në këtë ditë, por gjallëri seancës i dhanë më shumë deputetet zonja duke sjellë me veshjen e tyre dhe ngjyrat e vjeshtës e tek tuk të bardhën. Ndërkohë që në sy ka rënë dhe deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi që me sa duket ka shtuar pak në peshë dhe ka nevojë për një xhaketë të re.

Gjuzi dhe pse 61-vjeçar, guxon me xhinset dhe atletet me ngjyra, ndërkohë që look-u i tij është diskutuar shpesh herë në parlament. Duke marrë shkas nga situata në të cilën po kalon vendi për shkak të koronavirusit, deputetët kanë vendosur të gjithë maska në Kuvend, ashtu si edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shfaqet i menduar në një foto, ndërsa vet ka zgjedhur të mbajë një maskë të zezë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1159924,1159925,1159926,1159927,1159928,1159929,1159930,1159931,1159932,1159933,1159934,1159935,1159936,1159937,1159938,1159939,1159940,1159941,1159942,1159943,1159944,1159945,1159946,1159947,1159948,1159949,1159950,1159951,1159952,1159953"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH