Globi

Fjalimi i Handke në varrimin e Millosheviçit: Sot jam afër Serbisë

Shkruar nga Liberale
Fjalimi i Handke në varrimin e Millosheviçit: Sot jam afër

Akordimi i çmimit Nobel në Letërsi shkrimtarit Austriak, Peter Handke ka shkaktuar polemika të shumta, pasi ai njihej si mbështetës Sllobodan Millosheviç.

Në një video të varrimit të të ashtuquajturit “Kasapi i Ballkanit” ishte i pranishëm edhe autori austriak, i cili asokohe është ftuar të mbajë një fjalim për vdekjen e Millosheviç.

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Andaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”,-ka thënë ndër të tjera Handke gjatë fjalimit.

Prej kohësh Handke është shprehur se bota ishte e padrejtë ndaj serbëve dhe sidomos shtypi perëndimor.

Shkrimtari, të cilit iu akordua çmimi prestigjioz njihet gjithashtu për lidhjet e tij me serbët dhe kundërshtinë ndaj bombardimeve të Natos në vitin 1999.

Gjithashtu gjatë luftës në ish Jugosllavi, 1992 1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima, shkrimtari Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave përendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti-serbe. Ai është gjithashtu anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve të serbëve të Bosnjës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH