Finlanda do të mbyllë kufirin e saj për turistët rusë, njoftoi qeveria të enjten. Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se kufiri do të jetë i mbyllur për rusët që udhëtojnë në Finlandë për turizëm ose për qëllime tranziti "deri në një njoftim të mëtejshëm". Kufiri do të mbyllet në mesnatën e së enjtes.
Hyrja për rusët për vizita familjare, si dhe për punë dhe studime, do të lejohet ende, si dhe transporti i materialeve thelbësore.
Qeveria tha se vendimi u mor pas bisedimeve me Ukrainën, nga frika se rusët po anashkalonin kufizimet e fluturimeve të BE-së dhe për shkak të marrëdhënieve të Finlandës me shtetet baltike dhe Poloninë.
Fluksi i rusëve mund të rrezikojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Finlandës, tha Haavisto, sipas transmetuesit publik Yle.
Finlanda uli numrin e vizave turistike të lëshuara për rusët me 90 për qind në fillim të shtatorit.
Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia tashmë kanë filluar të zbatojnë kufizime të hyrjes për qytetarët rusë që udhëtojnë vetëm për qëllime turizmi ose argëtimi.
Rreth 17,000 rusë kaluan kufirin për në Finlandë fundjavën e kaluar, 80 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një jave më parë, raportoi Reuters./Liberale.al