Aktualitet

Fier/ Makineria që ngjesh asfaltin godet për vdekje 18 vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Fier/ Makineria që ngjesh asfaltin godet për vdekje 18 vjeçarin

Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në në afërsi të fshatit Pojan të Fierit.

Mësohet se një 41-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur punëtorin Mateo Koza. Ndërkohë, policia ka nisur punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH