Kërkesa e Priscilla Presley për t'u varrosur pranë Elvisit u refuzua nga pjesa tjetër e familjes gjatë negociatave pas vdekjes së Lisa Marie Presley.
77-vjeçarja kërkoi pas vdekjes së saj që të varrosej pranë artistit në pasurinë Graceland në Memphis, por askush nuk dha miratimin e tyre, sipas TMZ.
Përveç Elvisit, në këtë hapësirë pushojnë edhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së famshme. Mes tyre Lisa Marie Presley e cila u nda nga jeta pak muaj më parë, si dhe djali i saj, Benjamin Coe.
Përfaqësuesit e Priscilla Presley nuk kanë komentuar ende raportet dhe as nuk e kanë konfirmuar lajmin.
Sido që të jetë, familja mund ta ketë refuzuar kërkesën konkrete, por ajo duket se është e kënaqur me përfundimin e negociatave, pasi arriti të fitonte miliona dollarë pas vdekjes së vajzës së saj, Lisa Marie.
Sipas avokatit të Priscilla Presley, ajo dhe mbesa e saj Riley Keough kanë arritur një kompromis në lidhje me menaxhimin e trashëgimisë së lënë nga vajza e saj. Në deklaratat që ka bërë për Page Six, ai tha se dy gratë nuk janë më në proces gjyqësor.
Më konkretisht, përfituesi zyrtar i trashëgimisë së nënës së saj është Riley Keough, ku gjyshja e saj, Priscilla merr disa milionë dollarë përmes kësaj çështjeje./Liberale.al