Facebooku ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkoolin. Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë shfaqur interes për lojërat e fatit, përfshirë 130,000 të tillë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 940,000 të mitur, 150,000 prej të cilëve janë britanikë, ishin interesuar për pije alkoolike. Në një deklaratë të tij, Facebooku sqaroi se nuk lejon reklama që promovojnë kumarin apo shitjen e alkoolit, e së madje vepron kundër këtij aktiviteti kur bie në gjurmë të tij.
“Ne gjithashtu punojmë ngushtë me rregullatorët për të ofruar udhëzime pë rata që kërkojnë ta rrisin audiencën e tyre në mënyrë të efektshme e të përgjegjshme”, thuhet në deklaratë.