Ministri i Jashtëm gjerman, Peter Altmayer ka kritikuar vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit. Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë me BE dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti”, tha politikani demokrat, në një intervistë për edicionin e sotëm të gazetës “Bild”. /Gazeta Liberale