Aktualitet

Grupi i negociatorëve me BE-në, Rama ndan detyrat për zv/ministrat

Shkruar nga Liberale
Grupi i negociatorëve me BE-në, Rama ndan detyrat për

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur që të bëjë pothuajse të gjithë zv/ministrat negociatorë për procesin e integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në total janë 15 zv/ministra për të cilët Këshilli i Ministrave ka ndarë detyrat dhe kapitujt që ata do të mbulojnë në këtë proces.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE udhëhiqet nga kryenegociatori Zef Mazi.

Kryenegociatori drejton punën e Grupit Negociator; udhëzon Sekretariatin e Integrimit Evropian në zbatimin e detyrave përkatëse; siguron unitetin e veprimit të Grupit Negociator duke bashkërenduar punën e tij si dhe përfaqëson Grupin Negociator duke nënshkruar dhe duke përcjellë aktet e vendimet.

Emrat e zv/ministrave të caktur si negociator

– “Z. Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm dhe z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 24”;

– “Znj. Megi Fino, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, negociator përgjegjës për kapitullin 31”;

– “Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 4, 32 dhe 33”;

– “Z. Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 1, 2, 3, 6, 7, 20 dhe 30 si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19, 28”;

– “Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, negociator përgjegjës për kapitujt 16 dhe 29”;

– “Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin 15”;

– “Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator përgjegjës për kapitullin 25”;

– “Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, negociator për kapitullin 26”;

– “Znj. Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë, negociator përgjegjës për kapitullin 17”;

– Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, negociator përgjegjës për kapitullin 22;

– Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitujt 14 dhe 21, dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;

– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19 dhe 28;

– Znj. Mirlinda Karçanaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10;

– Znj. Albana Koçiu, drejtor i Departamentit të Administratës Publike, negociator përgjegjës për reformën në administratën publike.”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH