Aktualitet

Vodhën futbollistët, ja çfarë i gjeti policia bandës së shqiptarëve

Shkruar nga Liberale
Vodhën futbollistët, ja çfarë i gjeti policia bandës

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër bandës që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një spanjoll.

Gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte banda, janë zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta. Po ashtu, shqiptarëve iu janë sekuestruar edhe makina luksoze e sasi e konsiderueshme eurosh.

Shqiptarët kishin arritur të vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletiko Madrid, në finalen e Champions League të vitit 2016, kundër Real Madridit.

Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga 'viktimat' e bandës shqiptare./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1095751,1095752,1095754,1095755,1095756,1095757,1095758,1095759,1095760,1095761,1095762,1095763,1095764,1095765,1095766,1095767,1095768,1095769,1095770,1095771,1095772,1095773,1095774,1095775"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH