Me vendim qeverie është anuluar çdo aktivitet të paktën deri me 3 prill, për shkak të përhapjes së Koronavirusin.
Në kuadër të këtij vendimi janë anuluar edhe aktivitetet që ishin programuar për festimet e ditës së Verës, më 14 mars.
Duket se me masat e marra, është anuluar edhe koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma. Koncerti do të mbahej mbrëmjen e 14 marsit në sheshin “Nënë Tereza”.
"Gazeta Shqiptare" pyeti pranë organizatorëve, të cilët konfirmuan lajmin. Kujtojmë se të shumtë ishin fansat që kishin blerë tanimë biletat për koncertin e tij, por edhe biletat ekstra, me të cilat do të mund të takonin idhullin e tyre.