Aktualitet

Qendra e vaksinimit në universitetin “Aleksandër Moisiu”, numër i ulët i studentëve që marrin vaksinën

Shkruar nga Liberale
Qendra e vaksinimit në universitetin “Aleksandër Moisiu”,

Në mjediset e kampusit të universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës është hapur qendra e vaksinimit, në mënyrë që studentët që nuk e kanë bërë vaksinën, ta shfrytëzojnë mundësinë që kanë një javë para nisjes së mësimit.

Pavarësisht fushatës së vazhdueshme për domosdoshmërinë e bërjes së vaksinës për të mbrojtur jetën nga Covid-19, ende shumë studentë nuk janë të bindur për efikasitetin e vaksinës. Numri i të rinjve që iu drejtuan qendrës së vaksinimit ka qenë i ulët.

Nga të dhënat e vetë universitetit, deri tani afro 50 për qind e studentëve janë vaksinuar, ndërsa nga stafi akademik në Durrës ka shumë pak që nuk janë vaksinuar, kryesisht për arsye shëndetësore. Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” nuk do të pranojë asnjë student të pavaksinuar në nisje të vitit akademik.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH