Showbiz

Eno Popi rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Shkruar nga Liberale
Eno Popi rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Moderatori Eno Popi do të rikthehet në ekran pas gati një viti shkëputjeje, krah Bora Zemanit në prezantimin e “Dancing With the Stars”.

I ftuar në “Wake UP”, Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisionin e vallëzimit.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”, tha Eno.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH