Aktualitet

Emri/ Humb jetën nga koronavirusi punonjësi i zjarrfikëses së Mirditës

Shkruar nga Liberale
Emri/ Humb jetën nga koronavirusi punonjësi i zjarrfikëses

Një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Mirditës ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Tonin Ndoka nga fshati Rrasfik.

Mësohet se ai prej 10 ditësh ishte infektuar me koronavirus, ndërkohë që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv në kryeqytet.

Po ashtu bëhet e ditur se Ndoka ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte pjesë e Zjarrfikëses së Mirditës që prej 2017-ës.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH