Aktualitet

Emri/ Humb jetën në spital 26-vjeçari që u masakrua me thikë

Shkruar nga Liberale

Atjon Lopci, 26-vjeç humbi jetën pas një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në spital, ku mjekët u munduan t’i shpëtonin jetën.

Mediat italiane raportojnë se ai mbeti i plagosur pas një sulmi të befasishëm me thikë nga dy persona mesditën e të premtes.

Pak orë pas ngjarjes, ai nuk ia doli dot ta fitonte betejën për jetën.

“Pas një operacioni delikat, gjendja e tij mbeti e rëndë dhe ra në koma. Pak pas mesnatës, vdiq”, shkruajnë mediat italiane.

Tani hetuesit janë në kërkim të tre personave që akuzohen për vrasje të qëllimshme. Sipas mediave italiane, autorët dyshohet të jenë shqiptarë.

Mësohet se Lopci u godit pas shpine me thikë, e u përpoq të largohej prej agresorëve duke ecur për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali.

I riu u gjet nga kalimtarë të rastit që e dërguan në spital.

Sipas informacioneve të para, Lopci kishte precedentë penalë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH