Aktualitet

Emrat/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Krujë

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat të Krujës, ku dy vëllezër janë qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar në fshatin Gramëz, ndërsa mësohet se viktimat janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Hasmëria dyshohet të jetë shkak i krimit të dyfishtë ndodhur mbrëmjën e së enjtes. Autori i  kësaj ngjarje të rëndë është Roland Pula 32 vjeç, nga Kruja. Ndërkohë Policia bën me dije së është gjetur dhe automjeti i 32 vjeçarit Pula. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH