Edison Kondi është personi i cili dyshohet se, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi. Ngjarja ka ndodhur në Radhimë, ku 34 vjeçari ka qëlluar në drejtim të vëllait 45 vjeçar, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Konflikti ka lindur për administrimin e zonës së plazhit, ndërsa mësohet se ata kanë një biznes të përbashkët në këtë plazh. Mësohet se, shtetasi Edison Kondi është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë që, janë shoqëruar gjithashtu edhe 9 persona të tjerë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të saj.