Aktualitet

EMRAT, 15 urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Shkruar nga Liberale
EMRAT, 15 urdhër-arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi sot 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Të paktën 8 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërsa në pranga është vënë edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe.

Lista e plotë e urdhër arresteve nga SPAK:

Arrest në burg: Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj

Arrest shtëpie: Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH