Aktualitet

Elbasani i paralizuar nga trafiku/ Trafik kilometrik në hyrje dhe dalje të qytetit

Shkruar nga Liberale
Elbasani i paralizuar nga trafiku/ Trafik kilometrik në hyrje dhe dalje

Rreth 8 mijë mjete përshkojnë çdo ditë unazën jug perëndimore të qytetit të Elbasanit, ndërsa në këtë kohë, me ardhjen e emigrantëve, numri i mjeteve dyfishohet.

Ç’ka do të thotë më shumë se 15 mijë makina çdo ditë, ndërsa trafikun kilometrik mund ta imagjinoni, në të dyja hyrjet e daljet e qytetit të Elbasanit, por për pasojë edhe në rrugët e brendshme të tij.

Duke qenë një segment I rëndësishëm që lidh zona të ndryshme të Shqipërisë, Tiranën, Durrësin, me pikat doganore të Qafë Thanës e Kapshticës, por edhe të gjithë pjesën jugore të fshatrave të Elbasanit, trafiku këtu është çdo ditë i tillë.

Sikur të mos mjaftonte lëvizja e mijëra mjeteve çdo ditë dhe trafiku kilometrik që krijohet për pasojë, të njëjtin aks rrugor, të njëjtin kryqëzim duhet të ndajnë edhe kalimtarët, ç’ka e bën edhe më të rrezikshme këtë pjesë të rrugës.

Shumë zgjidhje janë shtruar për diskutim, por ajo që mbetet më e rëndësishmja dhe më e mundshmja është bypass i Elbasanit që do ti jepte frymë juglindjes së vendit, por edhe këtij qyteti në mes të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH