Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme fatet e kualifikimit në Euro 2020.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sfidojnë në orën 20:45 Turqinë, një duel mjaft interesant i vlefshëm për grupin H kualifikues të Europianit që do të mbahet vitin e ardhshëm në 12 shtete të kontinentit të vjetër.
Aktualisht Turqia mban kreun e grupit, me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë qëndrojnë në vendin e katërt me 9 pikë.
Ndërkaq, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të këtij dueli.