Aktualitet

E rëndë në Vlorë, kunati përplaset në mes të rrugës me makinë nga dy vëllezërit

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Vlorë, kunati përplaset në mes të

Një 38-vjeçar është përplasur me makinë nga dy kunetërit e tij, në Vlorë.

Duket se aksidenti është shkaktuar me qëllim.  Policia po heton ngjarjen, ndërsa dyshohet se dy vëllezërit janë hakmarrë ndaj pas problemeve në çift që kishte kaluar motra e tyre.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se dy vëllezërit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç kanë aksidentuar burrin e motrës së tyre, shtetasin A.M, 38 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH