Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Work pasi një punonjës i mirëmbajtjes në Teksas u qëllua dhe u vra teksa kontrollonte tubat në një kompleks apartamentesh.
Dyshohet se ngjarja ndodhi pasi një banor e vuri re dhe dyshoi se një hajdut po përpiqej të hynte në banesën e tij.
Cesar Montelongo, 53-vjeç, po kontrollonte tubacionet në apartamentet Clayton Point në Alouette Drive në Grand Prairie në prag të Krishtlindjeve.
Sipas policisë Montelongo po qëndronte në një ballkon rreth orës 18:00 kur banori i atij apartamenti e vuri re.
Banori, duke besuar gabimisht se apartamenti i tij po vidhej, rrëmbeu një armë dhe qëlloi Montelongon nga dritarja.
Kur mbërritën oficerët gjetën Montelongon të shtrirë në ballkon me një plagë me armë zjarri. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua i vdekur.