Aktualitet

Dyshohet se u mbyt në lumin në Seman, polumbarët dhe RENEA fillojnë kërkimet për 14 vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se u mbyt në lumin në Seman, polumbarët dhe RENEA

Trupi i 14 -vjeçarit që dyshohet, se është mbytur në lumin Seman ende nuk është gjetur. Gjatë natës natës familjarët dhe banorët e zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm pranë brigjeve kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët po vazhdojnë kërkimet.

Dyshohet se djali ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.

Mësohet se, një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë. Banorët e zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH