
Detaje të reja nga ngjarja me 6 viktima pas atentatit në Greqi.
Një motoçikletë në lëvizje qëlloi mbi një automjet. 5 persona në makinë dhe 1 jashtë saj u gjetën në vendngjarje pa jetë.
Policia ende po heton për rrethanat e ngjarjes, ndërsa pistat kryesore ku po fokusohen janë te lufta mes bandave apo një pritë e mundshme.
Sipas mediave greke dyshohet se viktimat janë shqiptarë, ndërsa ekziston mundësia që ose djemve iu është bërë një pritë dhe janë ekzekutuar, ose që bandat janë takuar, por marrëveshja s’është realizuar dhe ka pasur të shtëna me armë.
Sipas informacioneve të ERT, numri dhe lloji i armëve të përdorura gjatë ekzekutimit nuk janë zbardhur ende, ndërsa Drejtoria e Sigurisë së Atikës, e cila ka ndërmarrë hetimet paraprake, po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë në zonë, ku të dhënat e para tregojnë dy mjete që janë larguar, një makinë dhe një motor.