Showbiz

Dy turiste dalin lakuriq në qendër të qytetit, video bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Liberale

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, në të cilën shihen dy turiste femra, duke ecur lakuriq në qendrën historike të Galipolit. Gratë ndoshta po  ktheheshin nga plazhi i afërt i “La Purità” .

Dikush që ishte aty në atë moment e ka xhiruar videon me celular dhe e ka shpërndarë në internet.

Ajo është bërë virale.  E përditshmja italiane “Il Messaggero”  dhe të tjera kanë publikuar pamjet, duke shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët italianë.

Një muaj më parë plazhi i famshëm i Purità dhuroi skena të ngjashme. Një vajzë pa u shqetësuar për praninë e familjeve dhe fëmijëve ishte shtrirë e vetme pa rroba banjoje.

Videoja tregon dy gra të zhveshura, që ecin, ndoshta në agim (në prani të punonjësve të angazhuar në grumbullimin e mbeturinave), përgjatë mureve të qytetit të vjetër, pranë Purità. Nuk është mister që Gallipoli ka qenë prej kohësh një destinacion për nudistët (në kërkim të plazheve dhe limaneve të izoluar), por që tani ata po enden të qetë edhe nëpër qytet, siç duket - një modë e ekzagjeruar. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH