Showbiz

Dua Lipa: Si e pushuan serbët gjyshin tim nga puna

Shkruar nga Liberale

Në kopertinën e numrit të ri të revistës "Rolling Stone" ka qenë artistja shqiptare, Dua Lipa. Në një intervistë për revistën Dua nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën, duke folur për momentet e tmerrshme që prindërit e saj kanë përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH