Policia zhvilluar një tjetër operacion, e këtë herë në fshatin Ploçë të Vlorës, ku ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /Gazeta Liberale