Aktualitet

"Do të shkoj në front ashtu si djali im", rabini i Sinagogës në Tiranë: Dërguam 100 rezervistët e parë, nesër avioni tjetër

Shkruar nga Liberale
"Do të shkoj në front ashtu si djali im", rabini i

Sinagoga në Tiranë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë luftimeve që po zhvillohen në Izrael, pas sulmeve të papritura nga Hamasi, lëvizja palestineze, e cilësuar si terroriste nga shumë vende të botës.

Rabini i kësaj sinagoge, Joel Caplan ka thënë se janë dërguar 100 rezervistët e parë dhe po përgatiten për të dërguar një avion të dytë.

"Është e rëndësishme të mbajmë pak sekret këtë. Ne deri tani kemi dërguar rreth 100 persona. Persona që kanë qenë turistë apo që kanë qenë në punë në Tiranë, ndaluan këtu dhe u nisën për të marrë pjesë në luftë. Erdhën këtu me valixhe dhe ne u përpoqëm t’u gjejmë atyre fluturime përmes Athinës apo Malit të Zi, apo edhe përmes fluturimit direkt. Shkuan në Izrael, atje do të veshin uniformën për të vendosur në vend fuqinë e kombit hebre. Vendi ynë është shumë i fortë. Ne kurrë nuk e kemi menduar që do të përballeshim një ditë me një brutalitet të tillë. Ne kemi menduar gjithmonë të jetojmë në harmoni por ata gjithnjë kanë pasur në mendje se si të sulmojnë. Qindra mijëra janë nisur nga e gjithë bota. Nga Shqipëria është nisur një avion dhe presim që një tjetër të niset nesër", tha ai në një intervistë për Report Tv, ndërsa shtoi se edhe vetë do të shkojë në luftë.

"Unë shpresoj që të nisem nesër dhe të marr pjesë në luftë. Unë jam pjesë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ashtu si edhe im bir. Ushtarët e mi po më presin. Le të shpresojmë se do të shkoj shëndoshë do ta bëj detyrën time siç duhet. Djali im është 22 vjeç. Ai është një oficer. Ka humbur 7 miq të ngushtë në luftë. Po kalon periudhë të vështirë. Por ai shpreson se gjërat do të shkojnë më mirë. Gjërat nuk janë të thjeshta. Por ne besojmë se Zoti na mbron dhe se vendi ynë do t’i mbijetojë kësaj situatë dhe do të dalim edhe shumë më të fortë. Por pyetja është se cili është çmimi deri sa të shkojmë te momenti kur do të jetojmë të qetë. Ne deri tani kemi jetuar të rrethuar me raketa. Asnjë vend në botë nuk është i rrethuar nga raketa. Imagjinoni sikur ta kishte Tirana, një raketë të vetme nga vendet ngjitur. Dhe ne kemi pasur këtë situata çdo ditë. Tani shkojnë edhe sulmojnë. Ata e terrorizojnë popullin. Nuk janë një qeveri me të cilën ti mund të bisedosh", u shpreh më tej Joel Caplan.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH