Aktualitet

“Dhimbje, kurajo Shqipëri”, gjesti i veçantë i tifozëve grekë

Shkruar nga Liberale
“Dhimbje, kurajo Shqipëri”, gjesti i veçantë i

Tërmeti i së shtunës ishte një tragjedi për shqiptarët, pasi la pas 49 viktima. E një rast i tillë, ka kapërcyer ndasitë politike, fetare e ideologjike. Ndërkombëtarët janë sensibilizuar me dhimbjen e shqiptarëve, mes të cilëve kanë qenë edhe grekët.

Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, që mbërritën në Shqipëri që në orët e para të 26 nëntorit, edhe ekipet e futbollit, ata të basketbollit, por edhe tifozët, janë solidarizuar me shqiptarët.

Tifozët e Panathinaikos, gjatë ndeshjes me Baskonian, kanë vendosur një banderolë, në të cilën shkruhej: “Dhimbje dhe solidaritet. Kufijtë nuk i njohim. Kurajo për gjithë popullin shqiptar”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH