Sport

Dhe vjen një ditë. Shkëlzen Gashi merr vendimin më të vështirë, në karrierën sportive

Shkruar nga Liberale
Dhe vjen një ditë. Shkëlzen Gashi merr vendimin më të

Shkëlzen Gashi do të "varë këpucët në gozhdë" në fund të këtij sezoni, moshën 34-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e Aarau në Zvicër, teksa ka luajtur 16 ndeshje me Shqipërinë (1 gol). Në një komunikatë në kanalet e komunikimit, Gashi ka treguar largimin nga futbolli.

"Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, shkruan Gashi.

Sulmuesi mbahet mend nga tifozët e Shqipërisë për rastin e humbur në finalet e Euro 2016 kundër Zvicrës në Francë. Më 14 qershor 2016 Gashi kishte shansin të ishte heroi i kuqezinjve, duke u ndalur nga Sommer. 34-vjeçari aktualisht është pjesë e Aaraus në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë ka luajtur edhe tek Bellinzona, Schaffausen, Xamax, Zurich e Baseli në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH