Aktualitet

Dështon votimin për kreun e Kushtetueses, ja kur mbahet raundi i dytë

Shkruar nga Liberale
Dështon votimin për kreun e Kushtetueses, ja kur mbahet raundi i

Ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të votimit, asnjë prej kandidatëve në garë, përkatësisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj nuk morën votat e nevojshme.

Në këtë mënyrë mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Njoftimi i Gjykates

Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH