Aktualitet

Dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin e dyshimtë për Prokurorinë

Shkruar nga Liberale
Dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin e dyshimtë për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shumë skeptike për seancën parlamentare të 2 marsit ku është parashikuar të zhvillohet një mocion me debat i opozitës me kryeministrin Edi Rama sa i përket aferës McGonigal.

Në seancën e sotme plenare, Kryemadhi shprehu dyshimin se Rama do të gjejë një tjetër formë për t’iu “fshehur” llogaridhënies, siç ka bërë deri më sot duke përdorur axhendën zyrtare apo gjendjen gripale si justifikim.

Ndaj, ajo me ironi të hollë u shpreh se uron “që të mos na sëmuret Kryeministri në 2 Mars”.

Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent. Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë. Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri”, tha Kryemadhi.

Në vijim të fjalës së saj, deputetja e PL kërkoi që Parlamenti të funksionojë normalisht dhe sa i përket çështjes McGonigal, nënvizoi se ajo do të zbardhet nga vetë autoritetet në SHBA.

Frika e tij tregohet për mënyrën si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar Komisionin Hetimor sepse keni shfuqizuar ligjin. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua të theksoj se kemi nevojë për një parlament funksional dhe për institucionet që janë funksionale. Çështje McGonigal do të shkojë drejt zbardhje. Do e zbardhin vetë amerikanët. Sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet qofshin këto diplomatike”, deklaroi Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH