Aktualitet

Deputetët e PD-së zhvillojnë takim me qytetarët në Elbasan për reformën territoriale

Shkruar nga Liberale

Deputetë të PD dhe ekspertë të ftuar nga PD, po zhvillojnë sot një takim me qytetarët dhe grupe interesi në Elbasan me temë kryesore, reformën territoriale.

Për PD dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin Parlamentar të Reformës Territoriale, një pushtet vendor, që në vend që t’u shërbente nga afër njerëzve, e të kontrollohej prej tyre, tashmë është thjesht një zgjatim korruptiv i pushtetit qendror e që shërben veçse për punësime elektorale e për tendera klienteliste.

Sipas deputetëve demokratë pushteti vendor është i qytetarëve e duhet të ndodhet e të ndjehet afër tyre, duhet të jetë pushteti ku vendosin ata dhe kontrollojnë ata.

"Detyrimi ynë është të përçojmë në komisionin e reformës së pushtetit vendor, zërin e tyre. Një reformë që e kthen shërbimin tek njerëzit dhe jo një reformë që i shërben vetëm pushtetit.

Një reformë që bën decentralizim real të pushtetit nga qendra në bazë, që mbron traditën, historinë, garanton autonominë ekonomike, vetëqeverisjen dhe mbi të gjitha i jep kontroll real qytetarit mbi të zgjedhurin".

Në takimin me qytetarët në Elbasan marrin pjesë Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar, Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit parlamentar për reformën territoriale, deputetët Zheni Gjergji, Andia Ulliri, Lefter Gështenja si dhe ekspertë të fushës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH