Globi

Debati me Johnson/ Gazetari britanik zbulon sms që i ka dërguar Rama

Shkruar nga Liberale
Debati me Johnson/ Gazetari britanik zbulon sms që i ka dërguar Rama

Gazetari i njohur britanik, Alistair Campbell ka nisur një replikë të ashpër me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson, në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ai zbuloi gjithashtu se ai kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që vinte në dyshim qasjen e shtetit britanik ndaj pandemisë së koronavirusit, raporton Express-i britanik.

“Unë kam biseduar sot me një mikun tim, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më shkruan ‘cfarë dreqin po bën ai’. Unë mendoj se është mënyrë e ashper sesi po vepron qeveria e Britanisë së Madhe. Shkenca dhe shkencëtarët janë aty për të informuar, jo për të udhëzuar. Vendimet duhet të merren, shpjegohen e të mbrohen nga ministrat. Ai do thjesht të shpëtojë lëkurën e tij, e nuk e ka marrë aspak seriozisht pandeminë e Covid-19”, ka thënë Campbell, sipas BBC. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH