Showbiz

Dalin fotot e para nga dasma e bukur e Arbër Hajdarit

Shkruar nga Liberale

Themeluesi dhe drejtuesi i Fundjava Ndryshe, Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli, bukuroshja kosovare, pinjolle e familjes se sipërmarresve nga Kosova, Devolli, kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre.

Dasma po mbahet në  restorant 'OLIGARKU' në  kompleksin "Fish City" në  Labinot Fushë. Dasma mbarë - shqiptare ka mbledhur qindra të ftuar VIP nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Spikatin kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, ish presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti etj. Gjithashtu shumë artistë nderojnë me prezencën dhe performancen e tyre në mbremjen e jetës së  Arbërit dhe Vleras. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH