Grupi i Partisë Socialiste, i mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ka mbledhur 37 firma deri më tani në mbështetje të kandidatit të propozuar për president, Bajram Begaj.
Në krye të listës është kryesocialisti Edi Rama, më pas kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e më pas nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Begaj do të votohet në Kuvend si presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ai ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Për dorëheqjen e tij, duhet dekretimi nga presidenti Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë në Turqi.
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1244316,1244315,1244314"]