Policia ka nisur një aksion anti-kanabis në Vlorë. Mësohet se, efektivë të policisë kufitare dhe asaj vendore janë aktualisht duke kryer kontrolle në terren.
Sipas “Abc News”, kontrollet janë fokusuar në zonat pyjore, në Njësinë Administrative Novoselë, si dhe ne disa fshatra të lumit të Vlorës.
Nuk dihen ende detaje të tjera, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë.