Parashikimie vërtet të frikshme vijnë nga një ekspert britanik, lidhur me ecurinë e koronavirusit.
Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance Mbretëria thotë, se Britania e Madhe mund të numerojë deri në 50 mijë raste të reja të koronavirusit në ditë nga mesi i tetorit.
Sipas BBC, ai ka paraljameruar se vendi rrezikon të përballet me nga 200 viktima në ditë më pas.
Kjo vjen ndërsa Kryeministri përgatitet të drejtojë një takim të komitetit mengjesin e neserm dhe nese do te kete masa te tjera shtese. Të hënën u raportuan 4,368 raste me koronavirus.
Duke folur në Downing Street përkrah këshilltarit kryesor mjekësor, Prof Chris Whitty, Patrick theksoi se shifrat e dhëna nuk ishin një parashikim, por shtoi: “Për momentin ne mendojmë që epidemia po dyfishohet afërsisht çdo shtatë ditë. Nëse kjo vazhdon pa pushim, do të përfundonim me 50,000 raste ne dite në mes të tetorit”- tha ai.
“Sfida, pra, është të sigurohemi që te eliminojne kete kohe te dyfishimit, kjo kërkon shpejtësi dhe kërkon veprim”- tha ai.